Trump fshihet në bunker, Ilir Ikonomi: Prania e Gardës Kombëtare tregon se situata është serioze
Për të gjashtën natë me radhë protestuesit nga Boston në San Francisko kanë injoruar masat për ndalim qarkullimin në të paktën 40 qytete të vendit. Vrasja e një afromaerikani nga një polic ka ngjallur zemërimin e amerikanëve të cilët herë pas here përplasen edhe me autoritetet duke plaçkitur biznese te shumta. Më shumë se 1000 protestues duke brohoritur Jo Drejtësi Jo Paqe rrethuan Shtëpinë e Bardhë ku dhe u përplasën me policinë e cila përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Për arsye sigurie Presidenti Donald Trump u mor menjëherë nga shërbimi sekret në një bunker nëntokësor në Shtëpinë e Bardhë.
Gazetari i njohur i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi shprehet se, për çështjen e vrasjes së Floyd pritet rezultati i autopsisë për të mësuar përgjegjësitë e policisë. Sipas tij prania e Gardës Kombëtare në Uashington DC tregon seriozitetin e situatës dhe një nga masat është vendosja e orës policore që në 7 të mbrëmjes, kohë kur edhe nis grumbullimi i protestuesve.
“Çështja është ende në hetim dhe priten të dhëna e autopsisë për të njohur përgjegjësitë e policisë. Trupat e gardës kanë zbarkuar në Uashington dhe tregon seriozitetin e situatës. Është vendosur ora policore, nga 7 e mbrëmjes për të parandaluar mbledhjen e protestuesve para Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera. Ka pasur thyerje xhamash dhe dyqanesh në një lagje të pasurish. Në qytete të tjera ka pasur dhe plaçkitje”, shprehet z. Ikonomi.
Revolta tha ai është zemërim për përdorim të tepruar forcës ndaj njerëzve me ngjyrë, pasi kohët e fundit ka pasur një seri incidentesh me afroamerikanë të paarmatosur. Lidhur me ndikimin e pritshëm në zgjedhje presidenciale të nëntorit, gazetari i njohur tha se, kjo mbete ende për t’u parë.
Tani për tani diskutimet politike janë tek çështje konkrete në terren. Presidenti Trump ka pasur dhe deklarata të forta kundër atyre që i ka quajtur banditë, ndaj kryebashkikatëve dhe guvernatorëve demokratë, gjë që i pëlqen përkrahësve të tij. Është ende herët se çfarë ndikimi do të kenë protestat dhe trajtimi i pandemisë nga Presidenti Trump”, tha z. Ikonomi.
Javën e kaluar në Minneapolis një njeri i paarmatosur i quajtur George Floyd u vra nga një oficer policie i cili i vendosi gjurin mbi qafë duke e lënë të pajetë .Oficeri është akuzuar për vrasje dhe katër të tjerë janë pushuar nga puna. Të dielën guvernatori i Minepolis thirri mijëra forca të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në reduktimin e dhunës. Prej ditës së enjte më shumë se 1400 njerëz kanë rënë në prangat e policisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës