Blendi Gonxhe tregon çfarë i thanë ekspertët gjermanë për aksidentet rrugore

9 Maj 2022 | 19:31

Blendi Gonxhe, kreu i Drejtorisë së Përgjithshëm të Transportit Rrugor thotë se qeveria do të ndërhyjë sërish për të ashpërsuar masat në Kodin Rrugor.

Gonxhe tha se do të forcohen masat aty ku do të shihet se nuk kanë dhënë efekt ndryshimet e fundit duke iu referuar aksidentit të fundit në Tiranë.

Sipas tij problemet me aksidentet rrugore vjen për shumë arsye, por më kryesorja është për shkak se nuk kemi një kulturë të gjatë në drejtimin e makinës.

“Kur erdhën gjermanët për të bërë analizat e trafikut dhe të aksidenteve, thanë që nuk ka mundësi gënjeni. Thanë se nuk mund të keni këto statistika të shkëlqyera të aksidenteve në fatalitete me këtë problematikë të trashëguar rrugësh, infrastrukture, kulture dhe edukate. Ne kemi vetëm 20 vite në timon, nuk kemi prindërim në timon” tha Gonxhe.

Sipas tij, drejtuesit e makinave në Shqipëri janë më “instiktivët e rajonit ose globit” dhe kemi “aksidentet më të ulëta për egërsinë e trafikut” aq sa të huajt nuk i besojnë statistikat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022