Një i vrarë dhe pesë të plagosur, Rusia lëshon raketa hipersonike në Odesa

10 Maj 2022 | 08:35

Një person është vrarë dhe pesë janë plagosur pasi forcat ruse qëlluan shtatë raketa nga ajri në portin jetik të Detit të Zi të Odesës, ka raportuar ushtria ukrainase.

Një qendër tregtare, një depo për mallra dhe dy hotele u goditën nga sulmet ushtarake ruse të hënën në qytetin port jugor të Odesës, raporton Sky News.

Sipas Komandës Operative Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, qendra tregtare u godit nga shtatë raketa.

Një zëdhënëse ushtarake, Natalya Gumenyuk, në postimin e saj në Facebook ka shkruar se Rusia ka goditur një qendër tregtare dhe një depo për mallrat e konsumit.

“Raketat Ruse arritën të godasin një qendër tregtare “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe një depo për mallrat e konsumit”, ka shkruar Natalya Gumenyuk.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump ironizoi Melonin, reagon Ministri italian i Mbrojtjes: Njerëzit vijnë e shkojnë, por marrëdhëniet mbeten

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer përplasjen publike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, vetëm pak ditë përpara takimit të tyre në Samitin e NATO në...
14:15 | 06/07/2026

Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara është i vështirë, por...
13:50 | 06/07/2026

Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny

Britania të hënën vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe dy instituteve kërkimore të lidhura me programin rus të armëve kimike, duke synuar ata që thuhet...
13:43 | 06/07/2026