Vonesa të shumta në aeroportet e Europës gjatë verës, shkak mungesa e stafit
Vonesat e fluturimeve do të jenë të pashmangshme në shumicën e aeroporteve të Europës këtë verë.
Në aeroportin Schiphol, Holandë ka mungesë personeli nga mungesa e financimit, i cili pësoi një rënie të madhe prej fillimit të pandemisë.
Pas heqjes së kufizimeve të COVID-19 nga shumë vende, të gjithë aeroportet në Europë kanë luftuar për të përballuar fluksin e papritur të udhëtarëve.
Sipas Drejtorëve të Përgjithshëm të Aeroporteve të Europës, Olivier Jankovec dhe Fabio Gamba, përballja me këtë rritje të papritur dhe me përqendrimin e trafikut ajror ka qenë sfiduese për aeroportet dhe partnerët e tyre operacionalë, duke veçuar operatorët tokësorë.
66 për qind e aeroporteve të Europës presin që vonesat e fluturimeve të rriten për udhëtarët për shkak të fluksit të madh të fluturimeve.
Arsyeja e vonesave nëpër aeroporte do të ndodhë për shkak se numri i stafit nuk është në nivelet e kërkuara nga aeroportet.
Oficeri kombëtar i unionit të aviacionit, Oliver Richardson ka deklaruar se Europa ka pranuar se pagat e dobëta dhe kushtet e punës, duke përfshirë punën nga e hëna në të premte pa pushim po ndërlikon ri-punësimin e stafit nëpër aeroporte.
Gjysma e aeroporteve parashikojnë rritje të vonesave në fluturime, ku 16 për qind e tyre presin që anulimet e fluturimeve të rriten.
35 për qind e aeroporteve europiane kanë deklaruar se kriza e stafit të aeroportit dhe transportit tokësor do ndikojë në fluturimet e këtij sezoni veror.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq