Parlamenti gjerman voton pro hapjes me kushte të negociatave me Shqipërinë
Parlamenti gjerman “Bundestag” miratoi mbrëmjen e së enjtes, pas një debati gati njëorësh, propozimin e ardhur nga partitë e koalicionit qeverisës, CDU-CSU dhe SPD, mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian.
Nëse për Maqedoninë e Veriut ishte diçka formale vota “pro”, me 465 deputetë gjermanë që ishin në favor, 122 kundër dhe 16 abstenuan, për çeljen e negociatave pa kushte, për Shqipërinë votimi ishte sërish pozitiv, por në shifra më pak bindëse. Pas votimit u mësua se 395 deputetë të Bundestagut gjerman votuan pro, 188 kundër dhe 16 abstenuan për çeljen me kushte të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Në parlamentin gjerman u refuzuan amendimet e propozimit të CDU-CSU dhe SPD-së të sjella nga grupet parlamentare të “të gjelbërve” dhe “FDP”-së, ndërsa “E majta” gjermane abstenoi ndaj propozimeve të reja që kërkonin çeljen e negociatave vetëm pasi të shënohej progres në kushtet e caktuara ndaj vendit tonë.
Tashmë mbetet që vota pro e Gjermanisë të konkretizohet, edhe në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zhvillojë punimet në datat 17-18 tetor.
Kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë janë të ndara në dy grupe, ato parësoret që kanë të bëjnë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe miratimin e Reformës Zgjedhore, të cilat duhen realizuar përpara konferencës së parë ndërqeveritare pas çeljes së negociatave, ndërsa grupi i dytë i kushteve duhet realizuar përpara hapjes së kapitujve të parë të negociatave, ato 23 dhe 24.
Në këtë grup bëjnë pjesë implementimi i Reformës Zgjedhore, gjykimi mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, procedimin penal të gjykatësve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu, por edhe të personave të dyshuar për ndikim në shitblerjen e votave, si dhe progresi në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, apo reforma në administratën publike.
Vota pro hapjes së negociatave nga Bundestagu mirëpritet nga Hahn dhe Meta
CDU-CSU: “Po” me kushte, çeljes së negociatave për Shqipërinë
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.