SHBA miraton projektligjin prej 40 miliardë dollarësh në mbështetje të Ukrainës

11 Maj 2022 | 08:25

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ndërsa Kongresi përpiqet të mbajë rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe të forcojë qeverinë në Kiev teksa ajo përballet me pushtimin rus.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin për shpenzimet e Ukrainës me 368 pro dhe 57 jo, ku masa është dërguar në Senat e cila pritet të futet në fuqi së shpejti, raporton Reuters.

Presidenti Xho Bajden i kishte kërkuar Kongresit të miratonte një ndihmë shtesë prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën dy javë më parë, por ligjvënësit vendosën të rrisin fondet ushtarake dhe humanitare.

Paketa përfshin 6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Paketa e ndihmës siguron qindra miliona dollarë për të ndihmuar refugjatët dhe financuar përpjekjet për të kapur asetet e oligarkëve të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, ku qeveria e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026