Liga e Kampionëve me format të ri duke filluar nga viti 2024

11 Maj 2022 | 08:49

Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA ka miratuar ndryshimet e reja për Ligën e Kampionëve. Duke filluar nga sezoni 2024-2025, ky kompeticion nuk do të ketë 32 skuadra në fazën e grupeve por 36.

Nga viti 2025, nuk do të ketë më grupe të mbyllura me katër skuadra që përballen në shtëpi dhe jashtë fushe me njëra-tjetrën, shkruan BBC Sport.

Sistemi ri i me ligë të hapur, i ashtuquajtur ”modeli zviceran”, parashikon që secila skuadër të luajë me 8 të tjera të ndryshme, me 4 sfida në fushën e saj dhe 4 sfida në transfertë.

Në fund do të grumbullohen pikët e skuadrave dhe ekipet që janë renditur në 8 vendet e para, shkojnë në fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, skuadrat nga vendi i 9, deri në vendin 24, do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

Ndërsa edhe dy kompeticionet e tjera, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës do të shohin numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të rritet në 36.

Do të jenë 8 ndeshje që do të zhvillohen në fazën e grupeve në Ligën e Europës dhe dhe 6 në Ligën e Konferencës po me të njëjtin sistem si Liga e Kampioneve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026