Paralajmërimi i inteligjencës amerikane për veprimet e Putin
Kreu i inteligjencës amerikane, Avril Haines shprehet se presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i jap fund pushtimit të Ukrainës duke u ndalur vetëm në fushatën e Donbas.
Ndërsa lufta zvarritet Avril Haines beson se Putin do të vazhdojë t’i rezistojë mbështetjes perëndimore në Ukrainë.
“Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt që do të zgjasë në Ukrainë, ku ai synon të arrijë qëllimet përtej Donbasit. Vlerësojmë se qëllimet strategjike të Putinit ndoshta nuk kanë ndryshuar, vendimi i tij në fund të marsit për të rifokusuar forcat ruse në Donbasi është vetëm një ndryshim i përkohshëm për të rifituar avancimin pas dështimit të ushtrisë ruse për të pushtuar Kievin”, u shpreh Avril Haines.
SHBA është në mision për të bërë bashkë unitetin perëndimor. Kryeministri italian Mario Draghi është lideri i parë evropian që viziton Shtëpinë e Bardhë që nga nisja e luftës në shkurt. Draghi pranoi se lufta do të sjellë ndryshime “drastike” në Evropë.
Ndërkohë në Donetsk, afër vijës së frontit, një njësi ukrainase po punon për çmontimin e bombave. Që nga fillimi i luftimeve u është dashur të merren me të gjitha llojet e pajisjeve, por ata nuk kanë humbur asnjë anëtar të ekipit.
Në fjalimin e tij të natës, Presidenti Volodimir Zelenski bëri homazhe për presidentin e parë të vendit të tij Leonid Kravchuk, i cili vdiq pas një sëmundje të gjatë.
“Leonid Kravchuk e dinte se çfarë kushtonte liria. Dhe me gjithë zemër, ai donte paqen për Ukrainën. Jam i sigurt se do ta arroijmëë. Do të arrijmë fitoren dhe paqen tonë. Nderim dhe kujtim të përjetshëm për presidentin e parë të Ukrainës së pavarur”, u shpreh ai.
Forcat e armatosura në Bjellorusi thonë se do të vendosin trupa të operacioneve speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, në reagim të asaj që qeveria bjelloruse e quan një “kërcënim në rritje” nga SHBA dhe aleatët e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta