Qeveria planifikon të rihapë kufijtë ajrorë dhe detarë pa detyrim karantine

2 Qershor 2020 | 10:27

Edhe pse nuk ka një datë zyrtare se kur do të rihapë kufijtë ajrorë dhe detarë, qeveria nuk planifikon të vendosë detyrim karantine apo tamponimi për ata që do të hyjnë në Shqipëri.

Këtë gjë e deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të strukturës së re spitalore për COVID-19 jashtë Tiranës.

I pyetur se kur do të rihapë kufijtë ajrorë dhe detarë, Rama tha se kjo çështje nuk varet vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga shtetet e tjera me të cilat kërkohet koordinim dhe marrëveshje e përgjithshme.

“Ne i hapëm kufijtë tokësorë dhe sot që flasim vetëm me Malin e Zi lëvizjet i kemi fluente dhe me Kosovën, pas një momenti të çuditshëm dje,” – tha Kryeministri teksa shtoi se “shteti shqiptar mund t’i hapë kufijtë por duhet parë nga shtetet e tjera”.

“Për shembull sot debati është brenda BE-së për Italinë dhe Spanjën. Do të thotë që, nëse spekulojmë, Gjermania e Franca të mos hapen me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë, atëherë mbyllesh me Gjermaninë e Francën, shpresojmë të tejkalohet kjo gjë deri më 15qershor,” – analizoi Rama teksa zbuloi se qeveria nuk ka në plan të vendosë masa kufizuese si në periudhën mars-prill ku udhëtarëve u kërkohej të viheshin në karantinë për 14 ditë.

“Është e pamundur që në kushtet kur do turizëm t’i mbash njerëzit në aeroporte për tamponë e prita në aeroporte,” – justifikoi Kryeministri duke këmbëngulur që qytetarët duhet të kenë besim pasi qeveria e tij “di se çfarë bën”.

Kryeministri tha se për planin e rihapjes së kufijve qeveria kishte marrë në shqyrtim programin e marrë përsipër nga Greqia.

I pyetur për problematikën e kalimit të shqiptarëve të Shqipërisë drejt Kosovës, Kryeministri tha se nuk kishte dijeni për kërkesën e autoriteteve kosovare që qytetarëve u kërkohej analiza e COVID-19 për të kaluar.

Ai tha se shpresonte që qeveria kosovare t’i lehtësojë procedurat e lëvizjes njësoj siç “qytetarëve kosovarë u kërkohen vetëm targa të rregullta kur të hyjnë në Shqipëri”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026