Rama: I keqardhur që diplomatët hyjnë e dalin ende në seli partish. Nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës
Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede me gazetarët paraditen e sotme, shprehu keqardhjen që ende diplomatëve në Shqipëri iu duhet të hyjnë e dalin nëpër seli partish për t’i bindur të arrijnë një marrëveshje, në rastin konkret për reformën zgjedhore.
Teksa siguroi edhe një herë se mazhoranca është e hapur deri në fund për çdo gjë, kreu i qeverisë nënvijëzoi faktin se duke qenë se për të ndihmuar në këtë proces janë përfshirë edhe partnerë, nuk dëshironte të bënte komente, përpara se të flisnin dëshmitarët.
“Unë kam diturinë e plotë dhe këndvështrimin tim mi ecurinë e procesit, por besoj që ajo që na duhet është që të bëjmë sa më pak polemika e lagu s’e lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë.
Ne besojmë se produkti është aty, i plotëson të gjitha kushtet. Sigurisht, në një proces të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. Apo ky apo ai sistem, të bëjë mrekullira, s’është e vërtetë, është thjeshtë çështje garantimi standardesh. Ne kjo na intereson.
Më vjen keq që në 2020 duhet të ketë akoma ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për të bërë marrëveshje, negociatë, apo diskutim siç është ai mbi rregullat e lojës. Unë mendoj që do të duhet ta kishim bërë vetë këtë”, tha Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta