Basha shpreh gatishmërinë për të përmbyllur reformën me kusht zgjedhje të lira e të ndershme

2 Qershor 2020 | 11:45

Kërkesa e BE për reformë zgjedhore konsensuale, Basha falenderon komisionerin pë zgjerimin: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme

Partia Demokratike shfrytëzoi një koment të Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, për të shprehur sërish pozicionin e saj “pro” vazhdimit të dialogut për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra për shtyp e PD-së, Basha citohet teksa falënderon Komisionerin për “përkushtimin për një reformë me konsensusin e të gjitha palëve politike”.

“Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin Evropian të Shqipërisë” – citohet nga zyra për shtyp e PD-së të jetë shprehur Basha.

Reagimi i Kryetarit të PD-së ka lidhje me komentin që Varhelyi bëri më herët në Twitter, teksa ftonte palët politike për t’iu rikthyer dialogut.

Pas dështimit për të arritur në një konsensus për reformën më 31 maj, opozita ka ftuar mazhorancën që të rifillojë dialogun sot në orën 17:00.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: I keqardhur që diplomatët hyjnë e dalin ende në seli partish. Nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës

Komisionieri i BE-së për Zgjerim, Varhelyi thirrje politikës shqiptare që t’i vazhdojë përpjekjet për reformën zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026