NASA fotografon një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës

2 Qershor 2020 | 13:38

Një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik, është kapur nga NASA. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e një astronauti në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.

Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin që vjen nga lumi i Morakës.

iss062e040353 lrg copy

Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.

Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dy masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026