Rama fton Bashën për dialog, ambasadorët dy takime në pak orë me anëtarët e Këshillit Politik

2 Qershor 2020 | 14:01

Përkundër tejkalimit të afatit për miratimin e reformës zgjedhore, palët politike vijojnë sërish përpjekjet për gjetjen e konsensusit.

Pavarësisht kësaj, ambasadorët e SHBA, BE, OSBE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë takuar për herë të dytë në pak orë me anëtarët e Këshillit Politik, duke synuar arritjen e një kompromisi.

Palët politike pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të diplomatëve të huaj vijojnë të mbartin qëndrime të ndryshme në tryezën e reformës zgjedhore.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, vijon të ndjekë këtë çështje, ndërsa nuk dihen ende detaje për të cilat po diskutohet në këtë takim.

Ditën e djeshme përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan takim për ditën e sotme për të biseduar mbi pikat që kanë krijuar ndasi mes aktorëve, por deri tani mazhoranca nuk ka kthyer përgjigje. 

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se nuk është e hijshme për Shqipërinë e 2020 teksa sheh ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër zyra partish për çështje të brendshme.

“Në Shqipërinë e vitit 2020, nuk është e hijshme për ne që për çështje të brendshme, dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer, megjithatë është për të thënë faleminderit, sepse përderisa ka palë që nuk e bëjnë dot hapin për ta bërë vetëm vetë, atëherë duhet ndihmë”, tha Rama.

Më tej, Rama ftoi kryedemokratin Basha që të uleshin në tryezë dhe të dialogonin për ecurinë e reformave.

“Do të ishte shumë normale që të uleshim, merreshim vesh apo s’merreshim vesh kjo është çështje tjetër. Kjo është çështje tjetër, këto çështje bëhen bashkë, por megjithatë nuk jemi ende aty”, shtoi ai. 

Lexoni gjithashtu: 

Rama: I keqardhur që diplomatët hyjnë e dalin ende në seli partish. Nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026