Bllokimi i shqiptarëve në kufi, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës: Duhen plotësuar dy kushte

2 Qershor 2020 | 14:40

Dhjetëra shtetas shqiptarë pasi kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare të Morinës janë detyruar të kthehen pas. Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, tha se vendimi për hapjen e disa prej pikave kufitare është bërë me dy kushte, ku kërkohet dokument që vërteton se nuk je i prekur nga coronavirus ose në të kundërt duhet të karantinohesh për 7 ditë.

“Qeveria më 31 maj ka vendosur që të hapë kufijtë tokësorë në disa nga pikat, duke qenë se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike. Hapja është bërë me dy kushte kryesore, kushti i parë është se qytetarët që hyjnë në Kosovë, ku nuk përjashtohet as qytetarët e vetë Kosovës, duhet të dëshmojnë se janë negativ me COVID, me test të katër ditëve të fundit. Ata që nuk kanë një test të tillë, duhet të vetë izolohen për 7 ditë”, tha zëdhënësi i qeverisë në një interviste për “Euronews Albania”.

“Këto masa janë marrë në rekomandim me institucionin e shëndetit publik. Kosova për fat të keq ka një sistem shëndetësor të brishtë dhe të mangët, dhe ndaj kemi përcaktuar që hapja të jetë graduale dhe me kujdes të shtuar”, shtoi ai duke kujtuar se aktualisht Kosova ka 200 raste aktive me COVID-19 dhe në 24 orët e fundit janë identifikuar 27 raste të reja.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosova tha gjithashtu se të njëjtat kushte aplikohen dhe pikat kufitare me Serbinë por ndryshimi i vetëm është se atje nuk ka fluks të madhe njerëzish siç ndodh në kufi me Shqipërinë dhe për këtë arsye kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarë.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Shqipërisë, për ne ky është e vetmja mundësi që të kemi sukses ndaj COVID-19, që është parandalimi. Do të ketë analiza të përditshme dhe mbi këto analiza do të ketë vendime. Dje kishte 27 raste, që është më i madhi që nga 24 prilli. Pavarësisht vullnetit për të hapur kufijtë kjo na kujton që të kemi kujdes”, tha z. Kryeziu.

“Në kufi me Serbinë aplikohen të njëjtat masa, dallimi është tek fluksi, ku në kufi me Shqipërinë ka më shumë fluks. Nuk ka pasur parregullsi por vetëm vonesa për shkak të numrit të madh. Kemi shtuar numrin e policëve doganorë”, përfundoi zëdhënësi.

I pyetur nga gazetarja, Bruna Çifligu nëse do të respektohet protokolli për dorëzimin e qeverisë, ai tha se qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur Kuvendi i Kosovës do të votojë qeverinë e re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026