Autoriteti i konkurrencës ‘pa autoritet’, nuk ka vjelë asnjë gjobë në 3 vjet

12 Maj 2022 | 15:49

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka arritur të vjelë asnjë gjobë në 3 vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Euronews Albania tregojnë se të gjitha penalitetet që u janë vendosur kompanive vitin e shkuar janë ankimuar në gjykatë.

Në total pranë Gjyaktës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë janë ngritur 20 kërkesë-padi nga kompanitë e ndëshkuara, 6 prej të cilave janë pranuar nga gjykata dhe të tjerat janë rrëzuar.

Por as për gjobat që nuk janë pranuar të shqyrtohen nga Gjykata, Autoriteti nuk ka marrë asnjë të ardhur.

Një pjesë e kompanive nuk i kanë paguar dhe një pjesë tjetër kanë vendosur t’i ankimojnë në gjykatën e Apelit.

Viti i fundit që Konkurrenca ka fituar një çështje në apel është 2019-a. Nga ky vit dosjet presin në zyrat e gjykatës.

Mekanizmi i vetëm që ka në dorë Autoriteti i Konkurrencës për vendosjen e rregullave për funksionimin e tregut të lirë është gjobitja e kompanive që abuzojnë me pozitën dominuese dhe deformojnë konkurrencën.

Disa muaj më parë u ndëshkuan kompanitë e tregut farmaceutik për rritjen e çmimit të ilaçeve, maskave dhe dezifektantëve gjatë pandemisë, dhe ndërmarrjet e tregut të plehrave kimikë, por të gjitha këto masa u ankimuan në gjykatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026