‘Abuzimi me të miturën, dështim i protokolleve’, Hysi: Policët në shkolla të bashkëpunojnë me mësuesit
Rasti i abuzimit të adoleshentes në Babrru të Kamzës shokoi opinionin publik, ndërsa nxiti reagimin e institucioneve dhe shoqërisë civile.
Lidhur me këtë rast, edhe organizatat ndërkombëtare të UNICEF dhe UN Women në Tiranë shprehën shqetësimin për mënyrën e trajtimit të çështjes, nga drejtësia, media dhe qytetarët.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi në një intervistë për Euroneës Albania komenti ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë ku u zbulua se një 65-vjeçar abuzonte seksualisht me një të mitur.
Sipas saj, ligjet e miratuara janë goxha të mira, por protokollet e zbatimit nuk kanë funksionuar.
“Rasti i fundit tregoi edhe një herë se ne kemi ligje shumë të mira, por protokollet për ruajtjen e fëmijëve që kanë rënë ose mund të bien pre e rasteve të tilla, nuk janë të plota. Edhe nga raportimet e institucioneve rezultoi se ka ende vend për përmirësim.
Problemi i dytë është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe bashkërendimi i të gjitha institucioneve. Është e pafalshme që për një vit rresht shumica e familjeve fqinj me viktimën ishin në dijeni ose kishin të dhëna për dhunën dhe nuk raportonin.
Nga ana tjetër janë oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët nuk janë thjesht për të ndenjur dhe për të parë nëse nxënësit zihen me njëri-tjetrin, por duhet të shkojnë më tej duke bashkëpunuar me mësuesin dhe psikologun”, tha znj. Hysi.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar