Dhunuan 15-vjeçarin, Prokuroria nis hetimet dhe kërkon pezullimin e efektivit të policisë
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimin për policin, i cili dhunoi pak ditë më parë një 15-vjeçar në kryeqytet. Adoleshenti kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë, ndërsa u dhunua nga një prej policëve.
Prokuroria ka kërkuar pezullimin nga detyra të policit që u përfshi në dhunën ndaj të miturit, veprim i cili shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedim penal për të evidentuar veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit, për rastin e të miturit S.Ç. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera është kërkuar në gjykatë, pezullimi nga detyra, të efektivit të policisë G.N, sipas nenit 242 të Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë për evidentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Nëna e adoleshentit të dhunuar, Zaida Çobo ka paditur sot drejtorin e policisë Ardi Veliu për cenim të dinjitetit.
Ky veprim i nënës së 15-vjeçarit të dhunuar erdhi si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të kreut të policisë, i cili pak ditë më parë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, përdori një video ku Çobo shfaqej me pistoletë për ta denigruar atë si nënë dhe për të justifikuar veprimet e policisë ndaj të birit.
Lexoni gjithashtu:
Videoja e nënës së 15-vjeçarit, Ardi Veliu kritikohet për justifikim të dhunës ndaj të miturit
Zaida Çobo padit drejtorin e policiës Ardi Veliu për cenim dinjiteti
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.