Vjosa Osmani kritika presidentit: Familja ime politike nuk do të jetë asnjëherë Hashim Thaçi
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani theksoi se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë e as do të jetë presidenti Hashim Thaçi. Për këtë të fundit tha se ia siguroi votën e 61-të sot qeverisë Hoti, bashkëpartiakut të saj.
“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha ajo, raporton Kosova Press.
Osmani nuk ka kryesuar sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, ndërkohë që nuk është përgjigjur nëse do të jetë kryetare e kuvendit të Kosovës
“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, ka shtuar Osmani.
Qeveria e re, e cila do të këtë për kryeministër Avdullah Hotin është votuar sot me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.
Lexoni gjithashtu:
Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës, qeveria e re votohet me 61 vota pro
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës