Festivali i filmit në Kanë feston 75-vjetorin
Këtë vit Festivali i famshëm, i cili zhvillohet në Kanë të Francës feston 75 vjetorin, dhe nis këtë të martë.
Nga viti 1946 kur nisi në tapetin e kuq kanë kaluar yjet e kinemasë botërore.
Në garë janë filma nga të pesë kontinentet, autorë e regjisorë.
Qindra filma u shfaqën gjatë 12 ditëve, duke vijuar me një konkurs zyrtar për Palmën e Artë.
Nëse ju e doni kinemanë, ky vend është parajsa është shprehur në vitin 2002 regjisori Tarantino.
“Për mua ky është festivali më i madh i filmit dhe vendi ku kërkon për një kinema të mirë” u shpreh në vitin 2004 një tjetër regjizor David Lynch.
Silvestre Stallone në maj të 1990 u shpreh se pas 10 vitesh në biznesin e kinematografisë, në Kanë e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, aty ku cdo gjë nis, dhe është qendra e kinemasë.
“ Ishte prezantimi im me botës, si artiste, si aktore. Ndiej se karriera ime lindi në atë festival” rrëfeu në 2017 aktorja Jessica Chastain
Festivali i Filmit në Kanë pret eventet më të mëdha në botë për industrinë e filmit.
Dhe Kana ka qenë shpesh edhe një platformë politike për të drejtat e pakicave dhe për të drejtat e njeriut si në vitin 2018, me lëvizjen #MeToo
“Ne jemi të lumtur, është një rastësi, sepse përzgjedhja e një filmi në Kanë është ende një përzgjedhje artistike, këtu janë dy filma ukrainas, njëri prej të cilëve është një film që evokon luftën në Donbass një vit, dy vjet, tre vjet më parë. , por që mund të mendoni se është xhiruar 15 ditë më parë”, shprehet Thierry Frémaux, drejtor i festivalit.
Juria përbëhet nga 10 figura kryesore nga bota e kinemasë dhe kryesohet nga aktori francez Vincent Lindon, i cili fitoi Palmën e Artë të vitit të kaluar. Ata do të duhet të zgjedhin mes 21 filmave në garë. Fituesi do të shpallet të shtunën më 29 maj.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit