Vuçiç thotë se do të rezistojë sa të mundet që të mos e sanksionojë Rusinë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur sanksione Rusisë, por theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.
Vuçiç tha më 15 maj për TV Prva se jeta do të ishte “dhjetë herë më e mirë” nëse Beogradi do të vendoste sanksione ndaj Moskës, por ai tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse Serbia, sipas tij, po ndjek një politikë të pavarur.
“Të gjithë do të thonë se Vuçiçi po njofton për vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për aq kohë sa mundemi për të mbajtur politikën tonë”, tha Vuçiç.
Ai përsëriti se Serbia e di “se sa të padrejta janë sanksionet” dhe po vepron kështu për shkak të respektimit të të drejtave, por shtoi se “populli duhet ta di se shteti po humb shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.
Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat vitale të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin