Ç’po ndodh me kanabisin? Emisioni ‘Unpublished’ zbulon shkresën shqetësuese të Ardi Veliut

3 Qershor 2020 | 16:43

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanabisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se ky fenomen njohu rritje edhe gjatë 2019-ës, Unpublished solli një analizë të detajuar mbi situatën.

Gazetarët Eni Ferhati dhe Xhevair Zhabina treguan me anë të një shkresë ekskluzive se për këtë fenomen drejtori përgjithshëm i policisë Ardi Veliu u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që në muajin janar.

Në shkresën e publikuar nga Unpublished, Veliu flet për informacione se grupet kriminale po përdorin jo vetëm tokë të hapur por edhe ambiente të mbyllura për kultivimin e kanabisit.

Nga aksioni në Lazarat në vitin 2014, tek historiku i kultivimit në vitet pasardhëse dhe çmimi i lëndës narkotike në tregun e trafikantëve, janë detajet e tjera që solli seria e tretë.

Ndërkohë që policia ka fituar betejën por jo luftën me kanabisin, kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda këtij sesioni parlamentar synohet të miratohet legalizimi për qëllime mjekësore.

Sipas ish drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi sa herë ka fushata mbjelljeje, në publik artikulohet teza e legalizimit. Ai flet për një situatë shqetësuese dhe sipas tij Shqipëria nuk ka as integritetin dhe as kapacitetet për të menaxhuar.

I pari që e propozoi legalizimin ishte ish deputeti socialist Koço Kokdhima i cili tha për Unpublished se në atë kohë, iniciativa e tij u pengua nga mafia e marijuanës. Sipas tij Shqipëria humbi mijëra vende pune por gjithsesi thotë se nëse kjo nuk industri nuk i jepet “mafiozëve” mund t’i sjellë të mira vendit.

Mjeku toksikolog Zihni Sulaj ka frikë se reklama e tepërt për kanabisin mjekësor do të shtyjë edhe më shumë kureshtjen tek të rinjtë për ta provuar.

Në aspektin ekonomik Eksperti Selami Xhepa thotë se nuk bëhet fjalë për fitime të mëdha por kjo mund të rrisë nivelin e pabarazisë ne vend nëse kultivimi për qëllime mjekësore i jepet 2-3 biznesmenëve.

Unpublished solli edhe një panoramë të situatës në Maqedoninë e Veriut, që ka legalizuar kultivimin për qëllime mjekësore, nismë që ka hasur debate.

1

2

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026