Bie me 2.2% numri i të diplomuarve, eksperti Halilaj radhit shkaqet
Sipas INSTAT, në vitin shkollor 2020-2021 u diplomuan në arsim 96.005 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,2%, krahasuar me vitin shkollor 2019-2020.
Ulje në numrin e të diplomuarve kanë pasur të gjitha nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, por tkurrja më e madhe është shënuar në arsimin 9-vjeçar.
Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Sa i përket degëve të studimit, vihet re se fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë është Biznes, administrim dhe ligj, 1/4 e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9% të të diplomuarve meshkuj.
Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3% të të diplomuarave.
Zv. presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj konfirmoi se në zyrën e Elbasanit ka 600 nxënës më pak se vitin e kaluar.
I ftuar në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania, Halilaj tha se ulja e numrit të nxënësve është shqetësuese kryesisht në zonat rurale, por edhe në kryeqytet ka pasur mbyllje klasash.
Halilaj tha se ndër arsyet kryesore janë emigracioni për shkak të varfërisë, ulja e lindshmërisë dhe braktisja e shkollës.
“Rreth 5000 nxënës braktisin shkollën sipas Bankës Botërore, kryesisht romë dhe egjiptianë”, u shpreh ai.
Problemi, megjithatë, është edhe cilësia sipas Halilajt. Prindërit braktisin fshatrat për shkak të “cilësisë së ulët të arsimit”, por edhe qytetet për në vendet e Europës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit