Vizita në shtëpinë e deputetit para votimit, Thaçi: Është detyra ime të këshilloj

3 Qershor 2020 | 19:48

Presidenti Hashim Thaçi pranoi se ka qenë në shtëpinë e deputetit të ‘Nismës’ Haxhi Shala, por sipas tij, jo për t’i bërë presion apo për ta bindur të votojë qeverinë Hoti, por thjesht për ta këshilluar. Thaçi gjatë një konference për median u shpreh se ai do të këshillonte këdo i cili është pro demokracisë.

“Unë nuk refuzoj së diskutuari për çështje që janë madhore me të gjithë ata që pajtohen dhe të njëjtën kohë që nuk pajtohen. Por edhe në të njëjtën kohë duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë unë jam këshilla secilit që kërkon nga ana ime se çka i bjen mirë vendit, demokracisë, zhvillimit. Në kuadër të kësaj mendoj, jo vetëm deputeti në fjalë, por kushdo që do të kishte kërkuar prej meje këshillë, unë do këshilloja të votojë për demokracinë, për shtetit, jo për ideologjinë”.

Reagimi i Thaçit erdhi menjëherë pas deklaratës së deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala  në parlament i cili deklaroi se do të votonte pro Qeverisë Hoti, pas vizitës së një nate më parë të Presidentit Thaçi në familjen e tij.

“Unë para dy ditëve kam deklaruar që nuk do të votojë Qeverinë Hoti për arsye të monopolizimin të NISMA-s nga dy persona. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur tek familja e ish-presidentit dhe familja Haradinaj kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë për këta dy persona, pro qeverisë Hoti”

Deputeti i Nismës Social Demokrate, deklaroi të hënën se nuk e dinte nëse do ta votonte qeverinë Hoti; dyshim ky që mori zgjidhje pas ndërhyrjes presidenciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026