Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për vatrat e luftës në Ukrainë

16 Maj 2022 | 16:22

Arjeta Puca është një inxhiniere kompjuterike dhe aktualisht po prodhon autoambulancat që shkojnë në Ukrainë.

35-vjeçarja nga Dibra është kontaktruar nga Kombet e bashkuara për të prodhuar automjtetet që do të dhurohen për shtetin në luftë.

“Duhen 2 muaj të prodhohen 11 autoambulanca, por i kërkuan për 2 javë. Po i bëjmë në kohë rekord”, thotë ajo.

Arjeta ka 5 vite që merret me prodhimin e ambulancave, zjarrfikëseve, makinave të patrullimit dhe  kamionëve të pastrimit. Në minifabrikën e saj ka prodhuar mbi 150 autoambulanca, që kanë shkuar jo vetëm për spitalet shqiptare.

“Kam prodhuar për Shqipërinë, Msqedoninë e Veriut, Bullgairnë, Turqinë, tani dhe për ukrainën” shprehet ajo.

Familja e Arjetës ka një biznes të ngjashëm në Turqi ku jeton prej dekadash. Pas përvojave në Gjermani e Japoni, Arjeta ka tashmë punonjësit e saj.

“Merret furgoni bosh, pastaj e konverjtojmë dhe i instalojmë të gjitha pajisjet, edhe ato  mjeksore”, tha Arjeta.

Ajo thotë se nuk i ka ndjerë vështirësitë e të qenurit grua, në një sektor deri më tani mashkullor.

Majde po punoëson edhe vajza, duke thyer në këtë mënyrë tabutë jo vetëm mbi gjininë, por dhe se në shqipëri nuk prodhohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026