Haradinaj: Nuk shoh rezultate nga vizita e Kurtit në SHBA

16 Maj 2022 | 16:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj cilëson si të dëmshëm vazhdimin e dialogut teknik për vendin.

Ai pretendon se dialogu politik dhe diplomatik do e ndihmonte më shumë Kosovën.

Haradinaj, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në SHBA ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit aktual, Albin Kurti i cili vazhon qëndrimin në Amerikë.

Haradinaj u shpreh se rezultatet e kësaj vizite të Kurtit nuk po i sheh.

Kosova javën e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, këtë iniciativë Haradinaj e konsideron se është bërë në moment të duhur, ndërsa theksoi angazhimin e tij për këtë proces.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit

Mbrëmjen e kësaj të diele pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, për Review me Greta Topjanën në Euronews Albania analistët kanë komentuar rreth zhvillimit dhe...
00:39 | 08/06/2026

Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pasi...
00:08 | 08/06/2026

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai tha se rezultati konfirmon se...
00:07 | 08/06/2026