Breshëri dëmton të mbjellat në Ersekë, fermerët duan dëmshpërblim nga shteti
Vetëm 1 orë breshër u desh për të dëmtuar më shumë se 100 ha tokë të mbjella me kultura të ndryshme nga banorët e disa fshatrave në Ersekë.
Sipas tyre të gjitha prodhimet janë dëmtuar plotësisht, për shkak të breshërit.
“Buxhaku, patatja, qepa, hudhra, fasulja. Të gjitha, ç’janë perime të fshatit. Nga bashkia nuk na erdhi asnjë, nuk u interesua njeri”, thotë një fermer.
“dje ka rënë rreth dy orë breshër. Unë isha me blektori. 15 krerë mi mori uji, prroi. Bereqetrat i ka prishur, i ka shtrirë të gjitha. Unë kam mbjellë shumë, 35 dylymë i kam marrë me bashki, nuk e di si do bëj e ku do vete”, u shpreh një tjetër.
Kryeplaku i fshatit tregon se ka bërë kërkesë ndaj institucioneve, e kërkon dëmshpërblim nga shteti.
“Ne na janë dëmtuar të gjitha kopshtet, perimet, buxhakra, fasule, miser. Komplet. Tërë djersa na iku kot. Të vijë te verifikojë nga bashkia, edhe të dëmshpërblehen fshataret”, tha kryeplaku Dashamir Halili.
Euronews Albania komunikoi me zyrtarë të Bashkisë Kolonjë të cilët jashtë kamerave u shprehën se po bëhet identifikimi i dëmeve e me pas do të ketë në bashkëveprim me ministrinë e Bujqësisë, për të parë mundësinë e dëmshpërblimit.
Një rast i ngjashëm ndodhi 2 vite më parë, ku fermerët në Mançurisht nuk morën asnjë dëmshpërblim kur breshëri I dëmtoi të gjithë të mbjellat.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar