Reagon Moska pas aplikimit të Suedisë në NATO

17 Maj 2022 | 11:41

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ndoshta nuk do të përbënte ndonjë “ndryshim të madh” pasi të dy vendet kishin marrë pjesë prej kohësh në stërvitjet ushtarake të aleancës.

“Finlanda dhe Suedia, si dhe vende të tjera neutrale, kanë marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s për shumë vite”, tha Lavrov.

“NATO merr parasysh territorin e tyre kur planifikon përparime ushtarake në Lindje. Pra, në këtë kuptim ndoshta nuk ka shumë ndryshime. Le të shohim se si territori i tyre përdoret në praktikë në aleancën e Atlantikut të Veriut.”

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Aplikimi i Suedisë do të dorëzohet bashkë me atë të Finlandës brenda javës e më pas do të përpunohet  nga NATO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026