Lleshaj: Policia bëri detyrën! Tek teatri s’kishte dhunë, e certifikoi edhe gjykata
Gjatë shembjes së teatrit nuk është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë dhe kjo është e certifikuar nga gjykata. Ky ishte qëndrimi i Ministrit Sandër LLeshaj gjatë një interpelance në seancë plenare për ngjarjet e ndodhura në datën 17 maj gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Deputetët e opozitës parlamentare kishin thirrur në një interpelancë urgjente ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj me objekt dhënie informacioni mbi dhunën e ushtruar nga forcat e policisë në datën 17 maj gjatë shembjes së teatrit kombëtar.
Minstri kishte aprovuar kërkesën e deputetëve, por jo objektin duke theksuar se policia ka ushtruar detyrën.
Përfaqësuesja e deputetëve nismëtar, Fation Dhimitri teksa ilustronte në parlament me fotot dhunën e ushtruar, kërkonte identifikimin e policëve që ishin gjatë operacionit nën argumnetin se ishte shkelur ligjit, por edhe kjo kërkesë nuk u aprovua.
“Nuk do t’i merrni kurrë emrat e punonjësve të policisë sepse nuk keni tagër ligjore për të bërë hetime. Të vetmit që kanë tagër për të bërë hetime është prokuroria e shtetit shqiptar,” – tha Lleshaj.
Debati për mungesën e numrave të identifikimit të punonjësve të policisë vijoi më tej ku deputetja Dhimitri bëri edhe një krahasim me një ngjarje të rëndë të ndodhur pak ditë më parë.
“Edhe vrasësit në laç, me uniformë policie ishin, kështu që nuk na bën përshtypje,” – tha deputetja.
Për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Lleshaj ku theksoi se konstatimet e deputetes nuk qëndrojnë.
Që nga data 17 maj përfaqësues të shoqërisë civile dhe artistë kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion për ta rindërtuar godinën siç ishte.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta