Nga Shqipëria në Angli, skllavëria moderne plagë e shoqërisë britanike

4 Qershor 2020 | 10:42

Po të shohësh në Londër është e vështirë t’i dallosh, por skllavëria është një industri kriminale që po lulëzon në Britaninë moderne.

Viktimave u premtohet një jetë e re, por më pas shfrytëzohen, abuzohen dhe shpesh herë kanë frikë për jetën.

“Vitin e kaluar, një rekord prej 10 mijë e 600 personash u identifikuan si viktima potenciale të skllavërisë moderne këtu në Britani. Një rritje me 50 për qind krahahsuar me 2018-n”, thotë Damon Embling, gazetar i Euronews.

Shfrytëzimi në punë është forma më e zakonshme e abuzimit, me shumicën e viktimave që vijnë nga vetë Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Vietnami.

Viktimat mund të përfundojnë në sallone bukurie, lavazhe automjetesh, ferma dhe fabrika. Shoqata e bamirësisë Hestia, që mbështet të mbijetuarit e këtij fenomeni, druhet se mund të ketë më shumë të shfrytëzuar teksa masat ndaj koronavirusit lehtësohen.

“Të gjitha bizneset do të lejohen të hapen sërish, ndaj numri i personave që shfrytëzohen në këto industri do të fillojë të rritet. Dhe rreziku është më i lartë duke patur parasysh se bizneset dhe punëdhënësit mund të mos kenë para për t’u dhënë rrogat e tyre dhe gjithçka tjetër”, thotë Ella Read, drejtuese e shoqatës.

Dhe Hestia, që sapo ka hapur këtë shtëpi të sigurtë për të mbijetuarit, nuk mundon se kufizimet e udhëtimeve do të ndalin trafikantët.

“Për fat të keq ata do të gjejnë mënyra më kreative për të transferuar individët nga njëri vend në tjetrin, apo edhe për t’i sjellë këtu në Britani, ku mund të ketë rrezik për vetë shtetasit britanikë”, nënvizon Read.

Mbretëria e Bashkuar ka avancuar përpjekjet për t’iu përgjigjur fenomenit, por kritikët thonë se ligjet e miratuara në 2015-n nuk po përdoren mjaftueshëm.

Nancy është një e mbijetuar e skllavërimit që mbështet të tjerët. Ajo thotë se viktimave u duhet dhënë statusi ligjor për të qëndruar në Britani.

“Kjo do të ndihmonte të mbijetuarit të rindërtojnë jetët e tyre pasi statusi ligjor është aty ku fillon liria për këta individë. Pa statusin ligjor, të mbijetuarit ndodhen në statuse më të cënueshme dhe përballen me trafikimin dhe shfrytëzimin për herë të dytë”, thekson ajo.

Unmesh Desai, politikan laburist, mbikëqyr luftën kundër krimit në kryeqytet.

“Shumë pak procedime janë bërë në kuadër të Aktit për Skllavërinë Moderne dhe duhet të ketë më shumë ndërveprim. Është bërë pak dhe duhet të bëhet shumë më tepër”, deklaron Desai.

Me kohët e vështira ekonomike dhe trafikantët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, skllavëria moderne do të vijojë të jetë një plagë për Britaninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026