‘7 prokurorë s’bëjnë asgjë’, Çela përplaset me Xhafajn në Komisionin e Ligjeve
Fatmir Xhafaj, një ndër hartuesit kryesorë të reformës në drejtësi nuk i kanë shpëtuar deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm për shtim kompetencash, pasi iu hoqën nga reforma në 2016.
Në Komisionin e Ligjeve ai i ka drejtuar disa pyetje Olsian Çelës lidhur me cënimin e pavarësisë së prokurorit.
“Cila është marrëdhënia juaj me prokuroritë e shkallëve të para? Kush janë të interesuar sot për ta ndikuar dhe kontrolluar privatësinë e prokurorit? A konstatohet tentativa apo praktika të imponimit të centralizimit dhe ndikimit në pavarësinë e prokurorive të rretheve gjyqësore?”, tha Xhafaj.
Kryeprokurori i dha një shembull Xhafajt.
“Cila është prokuroria më e dobët sot për pastrimin e parave? Prokuroria më e madhe e vendit. E pafalshme, ka 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë. Unë nuk mund të hetoj dhe të inspektoj dosjet”, u shpreh Çela.
Ndërsa sqaroi se kërkesa e tij ka të bëjë vetëm me organizimin e prokruorive me juridikosion të përgjitshëm.
“Pavarësi duhet shoqëruar me llogaridhënie. Elementi që mungon është lidhja organike e zyrave në pikëpamje organizative dhe jo në pikëpamje funksionale. Nëse Prokurori i Përgjithshë do ndërhyjë në çështje konkrete qëoftë edhe nëpërmjet inspektimit, kjo është të cënosh pavarësinë.Unë nuk e kam kërkuar këtë”, deklaroi Çela.
Pritet që Prokuroria e Përgjithshme të hartojë një projektligj të ri ku do renditen ndryshimet ligjore që do kërkohen. Për miratimin e tyre duhet shumicë e cilësuar në parlament me 84 vota.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar