‘Zbatimi i teknologjisë për zgjedhjet e ardhshme, i pamundur’, Rama: Nëse PD e merr përsipër, ne jemi dakord

4 Qershor 2020 | 11:58

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të pamundur implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme duke qenë se është një proces që kërkon kohën e vet në miratim dhe zbatim. Duke folur nga foltorja e kuvendit gjatë seancës së sotme kreu i qeverisë sfidoi PD duke e ftuar ta marrë përsipër vetë teknologjinë në zgjedhje nëse është e aftë ta bëjë dot.

Ne pranojmë që të bëhet 100 nëse arrihet dhe të hyjë identifikimi elektronik për aq sa arrihet, pjesa tjetër të vazhdojë me tradicionalen dhe partia demokratike ta gjej një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson sa i depolitizuar apo i politizuar është, ta vendosi atje me votën tonë zëvendëskryetar të KQZ-së me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë vetë.

Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK”, tha kreu i qeverisë.

Teksa shprehu fatkeqësinë sipas tij, që Bashkimi Evropian është i detyruar të ndërhyjë në një çështje kaq të brendshme siç është reforma zgjedhore, kreu i qeverisë përsëritu faktin se mazhoranca i ka të gjitha votat dhe të gjitha të drejtat që këtë reformë ta votojë vet, por preferoi të priste për një miratim konsensual me opozitën.

“Nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur të uleshin shqiptarë me shqiptarë, ne pranuan dhe unë i jam mirënjohës ambasadorëve që bëjnë arbitrin në pingpongun shqiptar.

Por së paku diskutimet po bëhen me dëshmitarë”, tha kreu i qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026