Qeveria e re e Kosovës, Hoti merr detyrën, mban mbledhjen e parë si kryeministër

4 Qershor 2020 | 14:15

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot detyrën. Në mungesë të Albin Kurtit, ai u prit në ndërtesën e ekzekutivit nga sekretari i qeverisë. Pak pas mbarimit të ceremonisë së zhvilluar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në hyrje të ndërtesës, qeveria Hoti zhvilloi mbledhjen e parë.

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti e nisi fjalën e tij duke i shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të afërmit nga coronavirusi dhe siguroi se qeveria e re do të jetë llogaridhënëse ndaj popullit.

“Qeveria e re për ka për obligim qe t’i jap frymë demokracisë sonë të brendshme, respektim të rendit dhe ligjit dhe t’i nënshtrohet vetëm kushtetutës së vendit. Do të jemi llogaridhënës para gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitës dhe opozitës, duke vendosur diskurs të ri në vend. Është program ambicioz, besoj në atë program në këtë ekip të shkëlqyeshëm me partnerët e koalicionit”, u shpreh z. Hoti.

Ai tha se do t’i kthehen punës dhe jo retorikës së përditshme. “Kjo qeveri për herë të parë do të ketë një program qe merr parasysh nevojat qe kanë grupet e caktuara të shoqërisë në Kosovë, nevojat që i kanë komunitetet, shërbime te mira në arsim e shëndetësi, pres bashkëpunimin e ngushtë nga secili prej jush, edhe brenda qeverisë edhe me opozitën e te gjithë”, ka shtuar kryeministri i ri i Kosovës.

Pak pas mbledhjes së qeverisë, u mblodh Kuvendi. Ndryshe nga një ditë më parë, seanca u drejtua nga kryetarja Vjosa Osmani, ndërsa morën pjesë edhe deputetët e VV-së, të cilët një ditë më parë gjatë votimit të qeverisë bojkotuan seancën.

Thirrja e seancës u bërë për të diskutuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-qeveria Kurti”. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026