Boris Xhonson mirëpret aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Kryeministri i Britanisë, Boris Xhonson ka mirëpritur vendimin e Finlandës dhe Suedisë për aplikimin në NATO.
Xhonson e ka cilësuar këtë ditë si një ditë historike për aleancën e Britanisë dhe botës, raporton BBC.
Xhonson ka postuar në Twitter: “Kjo është një ditë historike për aleancën tonë dhe botën. Prej shumë kohësh, asnjë nuk do ta kishte parashikuar këtë hap, por ambiciet e tmerrshme të Putin kanë transformuar konturet gjeopolitike të kontinentit tonë. Mezi pres të mirëpres Finlandën dhe Suedinë në familjen e NATO-s shumë shpejt”.
Vendimi i dy vendeve nordike u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, dhe është mirëpritur nga shumica e 30 vendeve ekzistuese të NATO-s, veç Turqisë që aktualisht po kundërshton aplikimet e tyre.
Mbretëria e Bashkuar ra dakord për marrëveshje reciproke sigurie me Finlandën dhe Suedinë javën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 08:45 Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)
- 08:31 Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
- 08:17 Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë