Peticioni për zgjedhje të reja, Abazi: Janë mbledhur 100 mijë firma në 5 ditë

4 Qershor 2020 | 18:39

Boiken Abazi, kreu i organizatës joqeveritare Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, shprehet i bindur se qeveria e re në Kosovë është krijuar me qëllimin kryesor të arritjes së një marrëveshjeje për të copëtuar territorin e Kosovës. Këtu ai i referohet arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë me  negociata të drejtuara nga Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, ku përfshihet shkëmbimi i territoreve.

“Mendoj se shqiptarët në raport me Serbinë nuk kanë se çfarë të japin. Së pari, Serbia duhet t’i trajtojë shqiptarët si të barabartë dhe këtë nuk e pranon Serbia, dhe nuk ka dashur asnjëherë që ta trajtojë Kosovën si shtet. Në dokumentet që kanë dalë, tregohet se synohet të copëtohet Kosova dhe i hapet rruga një ekspancioni të dytë kundër shqiptarëve”, tha kreu VV-së në Shqipëri.

Ai theksoi se dhe pse ish-kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar publikisht kundër një marrëveshjeje të tillë, kujtoi rastin se si kreu i AAK-së veproi për Zajednicën.

“Ka qenë krah për krah me ne në 2015, kundër demarkacionit dhe kur erdhi në pushtet e votoi. Histori e tij tregon se, për pushtet është i gatshëm për shumëçka. Ekziston rrezik real që edhe Haradinaj ta votojë këtë marrëveshje”, u shpreh Abazi.

Por, sipas tij qeveria aktuale është jo vetëm ilegale por edhe jo legjitime dhe për këtë arsye nuk do ta ketë të lehtë qëndrimin në pushtet.

“Ethem Arifi është dënuar me 1 vit e tre muaj burg, ai do të duhej të mos e kishte mandatin e deputetit. Haxhi Shala ka qenë një natë më parë me Thaçin dhe Haradinajn. Duket më shumë si një presion dhe anti kushtetuese. Njëra votë është e kontestuar me vendim gjykate dhe tjetri thotë nuk kishte për ta votuar deri në 1 të natës. Kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime që synim kryesor ka shtypjen e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, nënvizoi Abazi.

Kreu i VV në Shqipëri shtoi më tej, se reagimi i qytetarëve në Kosovës është masiv kundër kësaj qeveria dhe sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja ndaj VV-së është dyfishuar.

“Mbështetja për VV është dyfishuar nga të gjitha sondazhet. Prova e parë është peticioni, ka 5 ditë dhe deri tani janë 100 mijë nënshkrime. Peticioni i fundit që kemi bërë në Kosovë ka marrë 205 mijë firma për Zajednicës dhe i kemi mbledhur për 2 muaj e gjysmë”, tha ai.

Abazi bëri të ditur se  VV do të reagojë me çdo mjet demokratik kundër kësaj qeverie, duke shtuar se deri tani protestat janë thirrur nga vetë qytetarët. VV tha ai është duke planifikuar dhe një mobilizim kapilar në çdo komunë si dhe në diasporë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021