A do të konkurrojë si parti në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri? Boiken Abazi zbulon misionin e VV-së
Drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka analizuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi sot zyrtarisht vendi atje qeveriset nga kryeministri Avdullah Hoti, pjesë e partisë së LDK-së. I ftuar në Euronews Albania, kreu i VV-së në Shqipëri tha se partia e Albin Kurtit nuk do të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se beteja e saj do të vijojë deri në përmbushjen e objektivit.
“Institucionet dinë të punojmë dhe të kapitullojnë shtetin, ne jemi në mbrojtje të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës. Ata duan ta zhdukin popullin nga vendimmarrja, Vetëvendosja do të punojë që ky popull të duket, nëse këta duan ta zhdukin nga institucionet, do të duket në rrugët e Kosovës. Besojmë që jo vetëm në rrugët e Kosovës, por do të dijë ta imponojë edhe vullnetin demokratik, duke kërkuar zgjedhje. Ky është synimi ynë. Ka pasur disa analistë që më kanë folur se sa e bukur është Vetëvendosje, në këtë sensin që të qëndrojë e pastër dhe të mos bëhet pis”, tha ai.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’ia lejojë vetes të jetë thjesht një ornament zbukurues për Kosovën, në kohën kur ajo “rrezikon gjithçka në raport me të drejtat e saj kundrejt Serbisë”.
“Ne nuk duam të jemi ornament zbukurues, ndërkohë që Kosova është e sëmurë dhe rrezikon gjithçka, prandaj ne nuk e shikojmë veten si forca opozitare, patjetër që dimë të bëjmë opozitë, por kemi një program politik të detajuar në të gjitha fushat dhe njerëzit e filluan ta kuptojnë se çdo të thotë zbatimi i tij”, shtoi ai.
Në fund z. Abazi zbuloi në emisionin “Ilva Now” detaje rreth përbërjes dhe misionit të Vetëvendosjes në Tiranë.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, pyeti kreun e VV-së nëse do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, Abazi dha këtë përgjigje: “Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë muajin e kaluar shënoi 1-vjetorin e themelimit. Jemi regjistruar si organizatë e shoqërisë civile. Është shumë herët për ne, për të folur për këtë gjë. Jemi një numër aktivistësh, prej 230 personash. Ne nuk kemi bërë një fushatë masive anëtarësimesh, ne kemi takuar një person të paktën dy herë dhe flasim për programin në të cilin besojmë. Ne besojmë tek drejtësia, qoftë sa i përket sistemit të drejtësisë, por edhe drejtësinë e mohuar historike, që populli të vendosë për fatin e vet për të bërë atë që është e shkruar në preambulën e kushtetutës sonë: bashkimin kombëtar!”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë