15 mijë ton naftë derdhen në lum, Putin shpall gjendjen e emergjencës në Siberi
Presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendjen e emergjencës në qytetin Norlisk në Siberi, pas një rrjedhjeje aksidentale të naftës në lum, teksa kritikoi një prej zyrtarëve shtetëror mbi atë që ai e quajti “një përgjigje të vonuar dhe të paaftë”.
Një cisternë me karburant pësoi rrjedhje në qytetin industrial, duke bërë që 20 mijë ton karburant të derdheshin në lumin Ambarnaja. Gjatë një mbledhjeje të transmetuar drejtpërsëdrejti në televizionin publik, Putin deklaroi se ishte i shokuar kur mori vesh se autoritetet lokale ishin vënë në dijeni të aksidentit ambiental, vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur dhe kritikoi “live” guvernatorin e rajonit siberian.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, 15 mijë tonë naftë bruto ishte derdhur në lum, së bashku me 6000 mijë tonë vaj industrial. Agjencitë dhe shoqatat ambientaliste deklaruan se lumit do t’i duhen dekada për të rikuperuar këtë “katastrofë ambientale”.
Pamjet me dron tregojnë qartë edhe shtrirjen e ndotjes nga njeri breg i lumit në tjetrin.
Putin tha se ishte dakord me shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare në zonën artike, pasi kështu do të mund të ndihmonte në pastrimin sa më parë të lumit. Qyteti i izoluar i Norilskut, ndodhet pranë fabrikës më të madhe në botë të prodhimit të Nikelit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme