Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e presidentit. Opozita ende pa vendim për reformën zgjedhore

5 Qershor 2020 | 10:06

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi paraditen e sotme një takim në presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Ky takim me presidentin, vjen pas disa diskutimesh që përfaqësuesja e Uashingtonit në vendin tonë ka pasur me anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, por edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kujtojmë se ambasadorët e SHBA, BE, OSBE, Britanisë së madhe dhe Gjermanisë janë përfshire prej disa ditësh në negociata për të afruar palët drejt një marrëveshjeje për këtë reformë, dhe ajo që pritet është reagimi i liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Pas deklaratës së ambasadores amerikane se tashmë “topi” është në fushën e kreut të PD, tashmë pritet qëndrimi i opozitës, që këmbëngul për depolitizim të administratës zgjedhore. Mësohet se në selinë blu kanë mbërritur krerë të partive aleate.

Ndërsa pritet që siç është bërë tashmë tradite çdo të premte, presidenti Meta pritet të zhvillojë një komunikim me gazetarët.

Ndërkaq më herët presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi, në një kohe kur edhe në Kosovë ka zhvillime të rëndësishme, pas votimit të qeverisë së re.

Sot kryeministri Avdullah Hotin zhvillon tjetër mbledhje të kabinetit ku miraton programin qeverisës, ndërsa kanë nisur përgatitjet edhe për rifillimin e dialogut me Serbinë 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026