Policia polake mbron paradën e LGBT-së nga situata e tensionuar përpara zgjedhjeve

29 Shtator 2019 | 10:45

Protestuesit polakë kundër LGBT janë përplasur me policinë në qytetn juglindor të Lublin ditën e shtunë, pak para se të niste një marshim krenarie nga homoseksualët.

Policia njofton se askush nuk është lënduar gjatë përplasjes, por janë arrestuar 30 persona. Grupet e krahut të djathtë në Poloni, nuk i mbështesin të drejtat e homoseksualëve dhe kanë bërë dhe marshime kundër tyre në të kaluarën.

Një nga partitë politikë në Poloni, PiS, e trajton fenomenin e LGBT-së si një nga pikat kryesore të fushatës së saj, duke mbështetur ideologjinë se ky është një ndikim i huaj që ka pasoja negative në vlerat tradicionale polake.

“Ne kemi pasur kërcënime me vdekje, e gjithë kjo dhunë ishte për të na detyruar të mos e bënim këtë marshim”, tha për Reuters Bartosz Staszewki, organizatori i marshit të LGBT-së të shtunën.

Shumë parada LGBT-je janë kthyer si ”fusha beteje”, ku policët janë detyruar të mbrojnë marshuesit e paradës, nga njerëzit që përpiqeshin ta ndalonin këtë paradë. 

Ditën e premte, Gjykata e Apelit në Poloni dha lejen për zhvillimin e marshimit të LGBT.

Aktivistët dhe studiuesit polakë shprehen se partia në pushtet ka ideologji homofobike.

Udhëheqësi i PiS, Jaroslaw Kaczynski, u ka kërkuar publikisht polakëve që t’i rezistojnë marshimeve të LGBT-së, të cilat ai i përshkroi si “një kërcënim i vërtetë për shtetin polak”.

Zyrtarët e PiS kanë thënë më parë se nuk janë kundër çifteve gej, ata thjesht duan që ata t’i bëjnë këto gjëra në privatësi. Ata kanë kundërshtuar akuzat e bëra nga aktivistët e LGBT-së, duke thënë se po reagojnë ndaj opinionit publik polak, i cili mbetet konservator për këtë çështje.

Por, si reagon populli polak lidhur me çështjen e LGBT-së?

Sipas një sondazhi të kryer nga një firmë globale IPSOS, lëvizja LGBT konsiderohej nga polakët si një nga kërcënimet më serioze për Poloninë, ndërsa pas kësaj rendisnin ndryshimet klimatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026