Presidenti i KE mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

20 Maj 2022 | 08:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbërriti të premten në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë ku u zhvillua dhe ceremonia e rastit.

Në orën 10:30 do të realizohet takimi i dy delegacioneve, ndërsa konferenca për shtyp nga Michel dhe Rama do të mbahet në 11:15, sipas agjendës zyrtare.

Shqipëria është në pritje të një date për konferëncën e parë ndërqeveritare.

Nëse deri në qershor nuk merret një vendim për Shqipërinë, Rama ka bërë me dije se do të ndryshojë kursi për integrimin në BE.

“Presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat,” – tha Rama pas vizitës së djeshme në Gjermani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026