​Qeveria Hoti miraton programin për vitin 2020-2023

5 Qershor 2020 | 12:09

Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitin 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshihen rimëkëmbja ekonomike, lufta ndaj pandemisë, luftimi i korrupsionit dhe përmbyllja e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Ndërsa, vartësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pako e reformave shtetërore. Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jenë edhe reformat mbi pensionet, raporton Kosova Press. 

Për shtetin e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo.

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve shpalosën prioritetet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026