Nuredin Dumani tregon si u vra nëna që kërkonte drejtësi për të birin
Dëshmia e Nuredin Dumanit ka zbardhur krime mjaft të rënda dhe nga më të dhunshmet të ndodhura prej vitesh në Shqipëri.
Fatmira Dedaj u vra në 2013 në Durrës, sepse kërkonte drejtësi për djalin e saj, i cili ishte vrarë një vit para saj.
Dumani ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli.
“Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: po më ngushton nëna e Ervis Dedes. Kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin”, ka rrëfyer Dumani.
40 mijë euro i kishte ofruar Festim Qoli për këtë vrasje.
Pas kësaj Dumani ka shkuar në Elbasan dhe ka marrë konfirmimin nga Talo Çela se do ta kryente vrasjen.
Festim Qoli ka kërkuar nga Dumani që vrasja të dukej si grabitje dhe në këtë plan kanë marrë pjesa 4 persona.
“Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes”, lexohet në dëshminë e të penduarit të drejtësisë.
Pas disa ditësh ndjekjeje u vendos që Fatmira Dedaj të vritej në garazhin e pallatit.
“Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma. Ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte, pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë”, vijon rrëfimi i Dumanit.
Dumani në dëshmi thotë se kjo vrasje e kishte rënduar. Pavarësisht kësaj, disa ditë me vonë ai ka takuar Petrit Qolin i cili i ka dhënë paratë. Ndërsa me Festim Qolin janë bërë vëllezër gjaku.
“Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”, thuhet më tej në dëshmi.
Nuredin Dumani në këtë dëshmi konfirmon se djalin e Fatmira Dedajt, Ervisin e kishin vrarë Henrik Hoxha dhe Festimi Qoli. Motiv ishin konfliktet që kishin në bizneset e përbashkëta.
LEXONI GJITHASHTU:
72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)
- 12:43 Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare