Lleshaj në Velipojë, përplaset me kryebashkiaken e Shkodrës për kultivimin e kanabisit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ishte i pranishëm këtë të premte në Velipojë, një takim me autoritete vendore, drejtues te Policisë së Shkodrës, IKMT me fokus masat për sezonin turistik, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën antikanabis.
Ndonëse në një zonë turistike, vëmendja kryesore u zhvendos tek kultivimi i bimëve narkotike. Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se në Shkodër situata është shumë shqetësuese dhe në shumë zona vihet re rritje në masë e kultivimit të kanabis.
“Në të gjitha njësitë administrative ne kemi verifikuar zonat ku mbillet jo pak, por shumë, dhe ato janë të shënuar në çdo njësi administrative”, tha Ademi.
Ministri Lleshaj u përgjigj se policia është në krye të detyrës dhe po monitoron situatën duke thënë që do kryhen vëzhgime në terren si dhe la afat fundin e qershorit për rezultate konkrete.
“Të vazhdojë një operacion i gjerë krehje i çdo centimetri katror, i shoqëruar me vëzhgime me të gjithë mënyrat e nevojshme për ta bërë këtë punë. Por. duhet që deri Në fund të muajit të deklarohet qarku i pastër”, tha Lleshaj.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq