Rama: Anëtarësimi në BE i jep fund konspiracionit se unioni s’na do

20 Maj 2022 | 16:24

Kemi hedhur hapa të rëndësishëm edhe në krahasim me vendet që i kanë çelur para nesh negociatat.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë konferencës së tij me presidentin e KiE-së, Charles Michel të premten.

Ai kërkoi nga BE-ja që të kapërcehet faza e marrëdhënies proceduriale Ballkani Perëndimor – BE dhe vendet e rajonit të mund të integrohen më tepër në tryezat dhe diskutimet e BE-së, sidomos sa i takon vendimmarrjeve për çështje që e prekin të gjithë Evropën.

“Prej disa kohësh, e kam diskutuar edhe me presidentin e KiE, të Francës dhe kancelarët gjermanë, që BE të kapërcejë fazën ku e gjithë marrëdhënia jonë si vende të Ballkanit Perëndimor, është një marrëdhënie që kalon vetëm përmes proceseve, për të bërë integrim të menjëhershëm në aspektin politik. Pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat europiane, në përgatitjen e vendimmarrjeve që lidhen me sigurinë, apo krizat që na prekin bashkërisht që të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë”, u shpreh Rama.

Rama tha se një komunitet i ri europian ku edhe vendet që s’janë pjesë e BE-së na bën të jemi më afër Unionit, por “nëse do të vijë dita që do të jemi anëtarë të BE-së, kjo i jep fund të gjitha paranojave që BE po na mban larg e nuk do të na fusë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Charles Michel pro Ballkanit të Hapur, bën thirrje për gjithëpërfshirje

Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht për hapjen e negociatave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026