Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë, Forcat Speciale në ndjekje të autorit

5 Qershor 2020 | 14:51

As dronët që policia çoi në ajër për të lokalizuar vrasësin e vëllezërve Bardhi nuk dhanë rezultat.

Pasi braktisi mjetin në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”, Roland Pula u largua në drejtim të paditur. Forcat Speciale vijojnë të krehin zonën ku dyshohet se mund të jetë fshehur 32-vjeçari, i cili qëlloi me breshëri automatiku mbi vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi.

Ata ndërruan jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra ndërsa motivet e ngjarjes dyshohet se lidhen me konflikte të vjetra mes familjeve.

Sipas informacioneve, sherri fillimisht ka nisur në një lokal të zonës dhe më tej autori i ka zënë në pritë pranë banesës.

Roland Pula njihet si person i skeduar me parë për disa vepra penale ndërsa vëllai i viktimave disa vite më parë i kishte plagosur xhaxhain.

Sipas informacioneve policore, anëtarë të familjeve ishin konfliktuar edhe herë të tjera deri mbrëmjen e së enjtes kur Roland Pula vendosi të shkrepë kallashnikovin për të marrë hak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026