“Tym i bardhë” për zgjedhoren, Meta përgëzon palët: Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë

5 Qershor 2020 | 20:08

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përgëzuar konsensusin që palët politike arritën këtë të premte në tryezën e reformës zgjedhore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar.

Kreu i shtetit shprehet se ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai fton palët që këtë frymë pozitive ta dëshmojnë edhe për çështje të tjera, me qëllim afrimin sa më parë të Shqipërisë në familjen europiane.

“Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!”, shtoi Meta.

Në fund, Meta falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat siç thekson ai, po mbështesin rrugën europiane të vendit tonë.

“Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, thuhet në reagimin e Metës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026