Presidenti polak, i pari lider që mban fjalim në Parlamentin e Ukrainës

22 Maj 2022 | 14:47

“Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, tha presidenti polak në një fjalim në parlamentin ukrainas, raporton BBC.

Andrzej Duda është i pari lideri i huaj që mbajti një fjalim duke qenë fizikisht i pranishëm në parlamentin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Ai tha se zërat shqetësues po sugjerojnë që Ukraina duhet t’i dorëzohej presidentit rus Putin, sipas komenteve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Ata zëra nuk duhet të merren parasysh, sepse dhënia e qoftë edhe një centimetër territori ukrainas do të ishte një goditje për të gjithë Perëndimin”, tha presidenti polak.

Duda gjithashtu theksoi se Polonia mbështeti Ukrainën në përpjekjen e saj për të fituar anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian – një çështje për të cilën vendet e BE-së nuk kanë arritur një konsensus.

Fotot e postuara në Twitter nga zyra e Dudës tregojnë teksa ai pritet me duartrokitje në parlament dhe përqafonte presidentin Zelenski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave

Partia Fidesz e ish-kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e prillit, deklaroi të martën se prokuroria ka ndërmarrë një...
16:43 | 21/07/2026

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit

Raundet e reja të sulmeve ushtarake amerikane kundër Iranit nuk ka gjasa të ndikojnë materialisht në udhëheqjen iraniane ose ta çojnë atë në një qëndrim...
16:34 | 21/07/2026

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026