Opozita parlamentare kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore, takojnë ambasadoren Kim

6 Qershor 2020 | 08:45

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim priti në rezidencën e saj përfaqësues të opozitës parlamentare.

Në takimin që ka nisur prej orës 10:00 janë të pranishëm kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, kryetar i grupit Demokraci dhe Drejtësi dhe Nimet Musai, i grupit të deputetëve të pavarur.

Burime të Euronews Albania bëjnë e dije se opozita parlamentare nuk e pranon marrëveshjen e arritur një ditë më parë nga 4 përfaqësuesit e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Pas 6 ditëve diskutime intensive, mazhoranca dhe opozita arritën të gjenin dakordësinë për të firmosur një marrëveshje në sytë e ambasadorëve për reformën zgjedhore.

Marrëveshja e firmosur mbrëmjen e djeshme përbëhet nga dymbëdhjetë pika që specifikojnë me detaje mënyrën se si do të ndryshojë procesi.

Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, komisionerët do të ndahen sipas formulës që është në fuqi, ku gjysmat i kontrollon opozita dhe gjysmat mazhoranca duke emëruar komisionerët e tyre politikë.

E vetmja pikë që parashikon ndryshime për sa i përket administrimit të zgjedhjeve është shkrirja e KQZ-së dhe ndarja e saj në tri shkallë, kur edhe emërimet në këto poste do të bëhet nëpërmjet dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës si edhe identifikimi biometrik i zgjedhësve në 100% të territorit të vendit por për aq sa mund të arrihet.

Për sa i përket depolitizimit, palët ranë dakord që kjo formulë të zbatohet për vitin 2025. 

Mund të lexoni gjithashtu:

Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026