Qeveria Hoti shfuqizon vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë, reagon Kurti

6 Qershor 2020 | 09:29

Një ndër vendimet e fundit të qeverise Kurti ishte ashpërsimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, por sapo mori detyrën, Avdullah Hoti i ka shfuqizuar.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar. Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti shtoi se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, dhe nëse nuk do të ketë një datë të shpejte se kur do të rinise dialogu, atëherë reciprociteti me Serbinë mund të kthehet.

Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, ai ka marrë garancinë nga ambasadori i SHBA, Filip Kosnet se pas këtij vendimi, Serbia do të ndalë fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Por për ish-kryeministrin Albin Kurti, ky vendim tregon qarte se qeveria Hoti është në shërbim të Serbisë dhe jo të qytetarëve të saj.

“Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka pa numër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”, reagoi Kurti në Facebook.

Po kaq i ashpër ishte edhe reagimi i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila theksoi se reciprociteti nuk ishte pengesë, por barazi dhe se me këtë vendim Kosova heq dorë nga sovraniteti i saj.

Për presidentin Hashim Thaçi tashmë është koha të rinisë dialogu që duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve. Vendimi u përshëndet edhe nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Dialogu u ndërpre në fund të 2018, pasi qeveria Haradinaj vendosi taksë 100 % ndaj produkteve serbe dhe Beogradi deklaroi se rikthehej në tryezën e bisedimeve vetëm pas heqjes se saj. Qeveria Kuti hoqi taksen, por vendosi reciprocitet, gjë që u kundërshtua nga BE dhe SHBA.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas vendimit të Qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, tha se vendimi i sotëm për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që çon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmarrë edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, shkroi Mustafa në Facebook.

Mund të lexoni gjithashtu:

Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë

BE dënon veprimet e Albin Kurtit për masat e reciprocitetit kundër Serbisë

Kurti: Nëse Serbia shton barrierat, ne do të kundërpërgjigjemi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026