‘S’e pranojmë marrëveshjen’, Murrizi: 39 votat e opozitës në Parlament do të jenë kundër reformës zgjedhore
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, përfaqësues të opozitës parlamentare zhvilluan paraditen e sotme një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.
Në takimin që zgjati 90 minuta ishin të pranishëm kreu i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi, Edmond Stojku, kryetar i grupit Demokraci dhe Drejtësi dhe Nimet Musai, i grupit të deputetëve të pavarur.
Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadoren, kreu i demokratëve në Kuvend, Myslim Murrzi u shpreh i vendosur në faktin se opozita në parlament nuk do ta votonte marrëveshjen e një dite më parë pa u plotësuar 3 kushte.
“Ne shkuam për të shprehur qëndrimin tonë korrekt, të palëkundur në firmat e 39 deputetëve të opozitës në parlament, nuk votojmë asgjë në parlament jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh që së bashku jemi në atë parlament: administratë zgjedhore, lista të hapura, votë emigrantësh”, tha z. Murrizi.
Mund të lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor
Reforma Zgjedhore, ambasadorja Kim: U arrit një marrëveshje e rëndësishme
Reforma zgjedhore, Basha: Një hap përpara për zgjedhje të lira
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta