Rreth 120 fluturime në ditë për Ligën e Konferencës, thotë drejtori i TIA
Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” (TIA) Costandin Von Alvensleben është shprehur optimist në lidhje me përballimin e fluksit të fluturimeve, pasi tifozë të shumtë pritet të mbërrijnë sot dhe nesër për të ndjekur finalen e Ligës së Konferencës.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ka rreth 120 fluturime në ditë dhe për shkak të intensitetit të madh, mund të ketë fluturime të shpeshta, madje edhe 5 minuta.
“Jam shumë optimist se gjithçka do të shkojë mirë, por nëse do të ketë vonesa në fluturime me tifozët ju kërkoj falje. Ne kemi rreth 110-120 flutuime në ditë. Mund të ketë edhe fluturime të shpeshta. Kjo është normale nëse krahason aeroportin tonë me aeroportët e tjerë”, tha Alvensleben.
Sipas tij, aeroporti do të përballet me fluks menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pasi tifozët do të largohen mbrëmjen e 25 majit dhe por dhe në orët e para të mëngjesit të datës 26.
“Dëshiroj që të jetë një ndeshje spektakolare dhe më pas do të përballemi me largimin e tifozëve. Ata do të lëvizin gjatë natës pas përfundimit të ndeshjes dhe do të zgjasë edhe në orët e para të mëngjesit të 26 majit, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar